Vendosni fjalën kyçe....

Riaktivizohen flakët në qendrën “Metropol” në Lushnjë


Janë riaktivizuar sërish flakët në qendrën tregtare Metropol në Lushnjë.

Flakët fillimisht nisën që në orën 15:40, por në momentin që situata u vu nën kontroll duket se flakët janë riaktivizuar në katin e fundit të qendrës tregtare.

Banorët janë evakuuar nga apartamentet mbi qendër dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Në operacion përveç zjarrfikësve u përfshinë edhe forcat e policisë dhe ato të repartit RENEA.