Vendosni fjalën kyçe....

Ushtarja qëndron pranë tankut teksa qëllon, përfundon furishëm në tokë (Video)


Pamjet e pabesueshme të një incidenti të ndodhur në ushtrinë izraelite kanë dalë në rrjetet sociale.

Në video duket një ushtare që qëndron shumë pranë grykës së tankut teksa ky përgatitet të qëllojë.

Mesa duket e pavetëdijshme se tanku do qëllonte në atë çast ajo kapet gafil kur kjo ndodh duke u rrëzuar në tokë furishëm.

Pasi video u shfaq në mediat sociale, IDF-ja tha se një hetim ishte duke u zhvilluar për incidentin dhe se ‘do të ketë masa’, duke shtuar se incidenti ishte ‘serioz dhe devijon plotësisht nga udhëzimet e sigurisë të IDF.’