Vendosni fjalën kyçe....

Makina me shpejtësi skëterrë u fluturon sipër kokës, shpëtojnë mrekullisht nënë e bijë (Video)


Një nënë dhe bijë i mbijetuan mrekullisht një aksidenti të frikshëm rrugor pasi një makinë jashtë kontrollit u rrotullua sipër tyre.

Nëna dhe vajza e saj dy vjeçare po shëtisnin në qytetin e dytë më të madh të Britanisë, Birmingham, kur një shofer humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në trotuar.

Duke u rrokullisur dhe duke shkatërruar çfarë gjeti para, makina dukej se u përplas me nënën dhe të bijën e mitur përpara se të vinte të pushonte jashtë një restoranti të vogël italian.

Megjithatë, një instikt i shpejtë nga nëna, e cila ktheu karrocën në sekondën e fundit bëri që t’i mbijetojë përplasjes.

Vajza e mitur u dërgua në spital me një thyerje të këmbës, ndërsa nëna mori ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes. Drejtuesja e makinës, një femër e paidentifikuar, u dërgua gjithashtu në spital.