Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të vrasë 2 persona me thikë, arrestohet në Fier 43-vjeçari i shpallur në kërkim


Tentoi të vriste me thikë 2 shtetas, kapet dhe vihet në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Convert”, 43-vjeçari i shpallur në kërkim, Bledar Qoku (Manaj (Haziza).

Policia e Fierit bën me dije se si rezultat i këtij operacioni  u kap në lagjen “1 Maji” dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: Bledar Qoku alias Bledar Manaj alias Bledar Hazizaj., 43 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vleftësuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga autoritetet e drejtësisë në Gjermani, ndaj këtij shtetasi, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi në vitin 2014, në Gjermani, ka tentuar të vrasë me thikë, 2 shtetas turq, njërin nga të cilët e ka plagosur rëndë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.