Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Tiranës pushon padinë e Adriana Kalasë ndaj Endri Meksit


Gjykata e Tiranës ka pushuar padinë e shtetases Adriana Kalaja ndaj biznesmenit Endri Meksi.

Adriana Kalaja nuk u paraqit në seancë dhe për pasojë padia u pushua.

Nga mediat mësohet se Kalaja kishte kërkuar përmes telefonit shtyrjen e seancës me argumentin se është në protestën e thirrur nga Berisha. 

“Seanca u pushua sepse ‘viktima’ ose akuzatorja ishte në protestë.

Ajo gjykon që unë e kam tallur, fyer, apo kam shpifur për të në postimet e mia në Facebook. Si dhe akuza e famshme që unë jam ‘Brryli’ dhe e kam dëmtuar atë në fushatën elektorale të 2023-shit”.

Ndërsa pyetjes, nëse do të ketë një pajtim mes palëve, Meksi iu përgjigj: “absolutisht që jo!”.

Pyetjes nëse do të ketë një kundërpadi, Meksi iu përgjigj: “Më mjafton Facebook-u për këtë”.