Vendosni fjalën kyçe....

Mbrëmja gala e FSHF, nga fituesi i ‘Topit të Artë 2023’ tek pajisja e lojtarëve me pasaporta diplomatike


Sot u mbajt mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit “Më të Mirët 2023” ku u vlerësuan protagonistët kryesorë të futbollit, djem dhe vajza, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushën e lojës.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në “Mbrëmjen gala” të FSHF ka falënderuar kombëtaren shqiptare për paraqitjen e suksesshme në kualifikueset “Euro 2024”.

Mes të tjerash, së bashku me presidentin Bajram Begajn, i ka dorëzuar trajnerit brazilian shtetësinë shqiptare.

Fedarata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë çmimet prestigjoze për futbollistët më të mirë në klubet shqiptare gjatë vitit 2023.

Futbollisti i Partizanit, Arinaldo Rrapaj merr çmimin “Topi i Artë 2023”.

“Këpuca e Artë 2023” për djem iu akordua sulmuesit, Florent Hasani, i cili e mbylli sezonin e kaluar në kuotën e 16 golave me Tiranën, duke siguruar kështu çmimin e golashënuesit me të mirë.

Arlind Kurti, futbollisti i talentuar i Laçit u shpall fitues i çmimit “Talenti i vitit 2023 për djem”. 

Orges Shehi fitoi çmimin “Trajneri i vitit 2023”.

Enea Jorgji është përzgjedhur arbitri i vitit.

Kryeministri Edi Rama, u ka dorëzuar lojtarëve të kombëtares edhe pasaportat diplomatike pasi ato të dhëna pas kualifikimit në Euro 2016, u kishte përfunduar afati 5 vjeçar në vitin 2021.

Për t’i dorëzuar pasaportat diplomatike lojtarëve të kombëtares shqiptare, Rama ftoi në skenë ish-kapitenin Elseid Hysaj.