Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi reagon për emrin e tij në listën që kërkojnë pezullimin e arrestimit të Berishës


Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me publikimin në Shqiptarja.com dhe të 30 emrave të cilët firmosën kërkesën në Gjykatë Kushtetuese me të cilën kërkojnë pezullimin e arrestimit të Sali Berishës.

Për Bardhin kërkesa nuk është as pro as kundër arrestit por për të intepretuar në mënyrë përfundimtare nenin 73 të Kushtetuës lidhur me imunitetin e deputetit

“Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese nuk është as pro as kundër asnjë arresti, por për të interpretuar në mënyrë përfundimtare nenin 73 të Kushtetuës lidhur me imunitetin e deputetit. Kuvendi ka vendosur një standart në rastin “Tahiri”, standart që aplikuar ndryshe nga prokuroria në rastin “Berisha”.

Për të qartësuar përfundimisht këtë çështje dhe për të vendosur se cili është standarti i duhur kushtetues, grupi parlamentar i ka kërkuar intepretim Gjykatës Kushtetuese për nenin 73 të Kushtetutës. 

Që Gjykata Kushtetuese të ketë kompetencë interpretimi, duhet domosdoshmërisht një konflikt apo çështje konkrete, ndryshe Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për interpretim e dispozitës kushtetuese.

Qëndrimi i grupit parlamentar të PD se prokuroria në rastin e masave shtrënguese ndaj një deputeti duhet të marrë autorizim nga Kuvendi, pavarësisht cili është deputeti për të cilin paraqitet kërkesa, është një qëndrim publik që nga data 23 Tetor 2023.

Ky qëndrim bazohet në standartin që vetë Kuvendi ka aplikuar në të shkuarën. Sikurse po ashtu publik është qëndrimi ynë se mbështesim barazinë para ligjit të cilitdo, dhe se jemi pro që deputet duhet të ketë zero imunitet. Për këtë duhet ndryshim i Kushtetutës, e cila pa u ndryshuar duhet të respektohet”, u shpreh Bardhi.