Vendosni fjalën kyçe....

“S’keni për të pasur pazar me ne. Kurrë, kurrë” – Alibeaj ua thotë në sy socialistëve


Deputeti i PD-së së Bashës, Alibaej, tha sot se deputetët socalistë nuk do kenë kurrë marrëveshje e pazar me deputetët e grupit ku përket më kurriz të shqiptarëve.

Ai tha se synimi i PS-së është vjedhja e votës ndërsa ironizoi Rithemelimin për një pazar të mundshëm sipas tij mes palëve në kurriz të qytetarëve.

“Ne e dimë se doni të na vidhni votën, e di unë. I kemi depozituar dy vite më parë propozimet për reformën zgjedhore. S’kam ardhur unë për pazar me ju. S’keni për të pasur pazar me ne, kurrë, kurrë. Me çfarëdo kostoje. Nëse doni të mbroni karriget tuaja, gjejeni diku tjetër pazarin. Që Rama mos përdorë koncesionet, patronazhistët për të blerë zgjedhjet. Çuçi bën sikur nuk e di që në atë kohë komisioni ka pasur produktin e vet. Ka dy vendime të Kushtetueses që ju detyron të hani listat. Sot ka një paqe të rreme, një qetësi të rreme. Frika nga drejtësia, nga qytetarët. Si ka mundësi që parlamenti të shndërrohet në parlament të frikës. I shmangeni drejtësisë, i shmangeni qytetarëve.” – tha Alibeaj.