Vendosni fjalën kyçe....

Dy makina përplasen në Shkodër, raportohet për një të plagosur


Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër-Gur i Zi.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë një grua ka mbetur e plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë njëri prej automjeteve të përfshirë në këtë aksident rrugor është përfshirë në flakë. Personat që ndodheshin brenda kanë arritur që të dalin me shpejtësi duke i shpëtuar zjarrit që përfshiu makinën.

Ndërkohë menjëherë në vendngjarje mbërritën efektivët e repartit zjarrfikës të Shkodrës duke bërë të mundur shuarjen e flakëve në makinën e cila u dogj nga ky aksident rrugor.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forcat e policisë të cilët nisën menjëherë hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga burimet në vendngjarje mësohet se aksidenti ka ardhur si shkak i mosrespektimit te rregullave te qarkullimit rrugor. Njëra prej makinave ka qene me shpejtësi tej normave të lejuara.