Vendosni fjalën kyçe....

Samiti i Klimës, miratohet marrëveshja për shmangien e  lëndëve djegëse të papërpunuara


Negociatorët në samitin e klimës COP28 në Emiratet e Bashkuara Arabe ranë dakord të mërkurën mbi një projekt-marrëveshje përfundimtare, duke u kërkuar vendeve që të largohen nga karburantet fosile për të shmangur ndikimet më të këqija të ndryshimeve klimatike. 

COP28 nisi në Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE), Dubai, më 30 nëntor dhe ishte planifikuar të mbyllej më 12 dhjetor në mbrëmje, por ndërsa negociatat nuk mbyllën sesionin përfundimtar pritet të zhvillohet më vonë sot. 

 “Përfaqësues nga 197 vende, përveç Bashkimit Evropian, në COP28 miratuan të mërkurën ‘Konsensusin e UAE’ historik mbi ndryshimet klimatike,” tha agjencia shtetërore e lajmeve WAM e UAE.  Projekt-teksti i marrëveshjes përfundimtare përmban 196 artikuj mbi 21 faqe, shtoi WAM.

Projekt-marrëveshja, e përshkruar si një marrëveshje historike, pritet të shënojë për herë të parë se vendet bien dakord në një samit të OKB-së për klimën për të trajtuar në mënyrë eksplicite karburantet fosile dhe nevojën për t’u larguar nga nafta, gazi natyror dhe qymyri për të kufizuar ngrohjen globale.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e AA.