Vendosni fjalën kyçe....

Rregullorja e Kuvendit, Basha propozon amendamentin: Deputeti të heq dorë vullnetarisht nga imuniteti


Teksa në Kuvend ka mbërritur shkresa e SPAK për autorizimin për arrestimin e Sali Berishës, e njëkohësisht edhe po kalon ndryshimi në rregullore për ashpërsimin e dënimit maksimal me 60 ditë, PD zyrtare ka menduar propozimin e një amendamenti (që i shtohet rregullores) që deputetët të heqë dorë vullnetarisht nga imuniteti. 

Sipas amendamentit, në momentin që nis legjislatura e re, deputetët duhet të bëjnë një deklarim paraprak, që heq dorë nga imuniteti në rast se nis një hetim për të, dhe autorizimi atëherë kur kërkohet nga organet e drejtësisë, quhet i dhënë automatikisht me këtë deklarim.

Sipas Shqiptarja.com ky amendament ende nuk është dorëzuar në Kuvend.