Vendosni fjalën kyçe....

Man.City fiton ndaj Cervena Zvezdës


Manchester City ka fituar me rezultatin 2:3 në transfertë ndaj Crvena Zvezdës, në kuadër të raundit të fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Evropës hyri totalisht me ekip të dytë në këtë ballafaqim, por kjo nuk i pengoi të shënonin fitoren e gjashtë në po aq ndeshje në grupet e Ligës së Kampionëve.

Kësisoj Manchester City kualifikohet si i pari, kurse Leipzig si i dyti.

Young Boys mbesin në vendin e tretë dhe kualifikohen në fazën e nokautit të Ligës së Evropës.

Kurse, Crvena Zvezda si e fundit eliminohet nga garat evropiane.