Vendosni fjalën kyçe....

Probleme me furnizimin me ujë të pijshëm në Durrës


Mëngjesin e sotëm është stakuar stacioni i pompimit Fushë Kuqe si pasojë e spostimit të tubacionit kryesor DN 700 mm në zonën e Sukthit.

Shkak janë bërë punimet që po kryen Hekurudha Shqiptare pasi mbi këtë tubacion kalon traseja hekurudhore. Spostimi po kryhet në prani të specialisteve të Ujësjellësit.

Referuar stakimit të stacionit grupet e avarisë së rendë morën masa dhe për riparimin e dy defekteve të ndodhura po në këtë tubacion, i cili është tubacioni kryesor i furnizimit me ujë të qytetit Durrës. Grupet e avarisë riparuan defektin në tubacionin DN700, konkretisht në Sukth dhe në Xhafzotaj.

Gjithashtu ka përfunduar riparimi i defektit në Hamallaj në tubacionin DN 400 mm që furnizon me ujë këtë zonë.

Në tubacionin kryesor DN 700 mm po punohet akoma për spostimin e tij i cili pritet të zgjasë dhe për disa ore. Për këtë arsye ka pasur probleme në furnizimin me ujë  në zonat e Shkozetit, Rrashbullit dhe Xhafzotaj.