Vendosni fjalën kyçe....

Pas pezullimit nga GJKKO, prezantohet në Kukës prefekti i ri


Në Kukës qeveria ka prezantuar Prefektin e ri pak ditë pasi GJKKO urdhëroi pezullimin e Granit Gjanës pasi akuzohet për abuzim me tenderin e naftës. Prefekti i do jetë mjeku radiolog Agron Geca.

Në ceremoninë e sotme të prezantimit të pranishëm ishte zëvendës Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe deputeti socialist Pandeli Majko.

Në fjalën e tij, prefekti Geca tha se do të bëj më të mirën për të gjithë banorët e qarkut Kukës.

Ndërsa Majko vlerësoi prefektin e ri si mjek por edhe si qytetar i spikatur i Hasit. Por drejtuesi politik i qarkut të Kukësit nuk la pa vlerësuar edhe prefektin e pezulluar.

“Përveçse është dhe mjek, një mjek që ka një vlerësim tepër të veçantë në të treja bashkitë përbërëse të prefekturës së Kukësit ka dhe një cilësi tjetër që është një hasian i vlerësuar dhe jam i bindur se do të bëjë atë që duhet. Shpreh vlerësimin për ish prefektin Granit Gjana i cili në muajt e detyrës së tij e ka kryer këtë detyrë me devocion dhe përkushtim”, shtoi Majko.

Brenda këtij viti në prefekturën e Kukësit janë emëruar 3 titullarë  Albert Halilaj, aktualisht kryetar bashkie i Kukësit , Granit Gjana dhe i emëruari aktual Agron Geca.