Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi ironizon kërkesën e SPAK-ut: Kishim humbur besimin se e dinte adresën e Kuvendit


Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar kërkesën e SPAK-ut drejtuar Kuvendit për vendosjen e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha për çështjen Partizani.

Bardhi në përfundim të mbledhjes së grupimit të deputetëve me Berishën tha se “kishin humbur besimin se SPAK-u dinte adresën e Kuvendit”.

Ai vijoi se qëndrimi i deputetëve dhe i Berishës është se do votojë pro çdo kërkese nga SPAK-u që është në përputhje me Kushtetutën.

Ne jemi njohur përmes medias me kërkesën e SPAK. Kishim humbur besimin se e dinte adresën e Kuvendit, se e dinte detyrimin kushtetues që për t’i hequr lirinë një deputeti do të duhej të merrte autorizim nga ky institucion. Shkresa që kemi lexuar nga media na kthen besimin që SPAK e njeh kuvendin dhe do të duhet t’i drejtohet kësaj godine që kushtetuta i ka njohur pushtetit për të autorizuar çdo masë ndaj një deputeti. Sa i përket votimit, bie dakord të gjithë qëndrimi ynë dhe i Berishës voton pro çdo kërkese nga SPAK në përputhje me Kushtetutën”, tha Bardhi.