Vendosni fjalën kyçe....

Miratohet rezoluta e OKB-së për armëpushim humanitar në Gaza


Kombet e Bashkuara kanë miratuar një rezolutë duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza, përcjell Sky News.

Rezoluta nuk është ligjërisht e detyrueshme – por është shumë simbolike dhe treguese e pikëpamjeve të botës për konfliktin.

153 anëtarë votuan pro, 10 kundër dhe 23 abstenuan.

 Një rezolutë e mëparshme në tetor me formulim të ngjashëm mori 121 vota pro, 14 kundër dhe 44 abstenime.

Formulimi i kësaj rezolute, e cila tashmë është miratuar, përfshin:

Thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar;

Duke kërkuar që të gjitha palët të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar – veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve;

Një kërkesë për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve, si dhe sigurimin e aksesit humanitar.

Dy amendamente nuk kaluan përpara votimit mbi rezolutën, që do të thotë se anëtarëve u pyetën mendimet e tyre për formulimin e rezolutës siç u parashtrua fillimisht.