Vendosni fjalën kyçe....

Kultivimi i mbi 10 mijë bimëve kanabis në Shkodër, shkon në 4 numri i të arrestuarve


Policia ka arrestuar autorin e katërt të dyshuar për kultivimin e mbi 10 mijë rrënjëve kanabis në fshatrat Kir e Pult të Shkodrës.

Në prangat e policisë u vu shtetasi K.P 26-vjeç.

26-vjeçari u ndalua sepse nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, ka rezultuar se bashkë me 9 shtetas të tjerë, të organizuar si grup, kanë kultivuar në fshatrat Kir dhe Pult, 10 274 bimëve narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga shërbimet e Policisë, në gusht të vitit 2023, si rezultat i fazës së 12 të megaoperacionit anticannabis, në nivel qarku, të koduar “Alpe të pastra”.

3 pjesëtarët e tjerë të grupit prej 10 pjesëtarësh, u arrestuan më datë 26.11.2023, ndërsa bimët e kultivuara nga këta shtetas u asgjësuan në gusht të këtij viti

Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasit të akuzuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit K. P., 26 vjeç.

26-vjeçari u ndalua sepse nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, ka rezultuar se bashkë me 9 shtetas të tjerë, të organizuar si grup, kanë kultivuar në fshatrat Kir dhe Pult, 10 274 bimëve narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga shërbimet e Policisë, në gusht të vitit 2023, si rezultat i fazës së 12 të megaoperacionit anticannabis, në nivel qarku, të koduar “Alpe të pastra”.

Më datë 26.11.2023, Policia arrestoi 3 pjesëtarë të këtij grupi, ndërkaq vijon puna për kapjen e pjesëtarëve të tjerë, tashmë të identifikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.