Vendosni fjalën kyçe....

Çmimi i argjendit nis të rritet në tregje


Argjendi ka ende rritje të konsiderueshme në treg megjithatë është ende në nivelet e pranueshme edhe pse i është bashkuar rritjes së fundit të çmimit të arit, sipas një raporti nga tregtari i metaleve të çmuara ‘SchiffGold’ këtë javë.

Argjendi u tregtua me mbi 23 dollarë për ons të premten, duke e mbyllur nëntorin 11% më lart se muaji i kaluar. Çmimi i arit ishte rreth 2020 dollarë për ons.

Sipas raportit, argjendi duket dukshëm i nënçmuar bazuar në marrëdhënien e tij historike me arin dhe duke pasur parasysh dinamikën ofertë-kërkesë.

Raporti argjend-ar është tani mbi 81-1, që do të thotë se duhen më shumë se 81 ons argjend për të blerë një ons ar. Raporti ra në 30-1 në 2011 dhe nën 20-1 në 1979.

“Kur dallimi bëhet kaq i gjerë, argjendi jo vetëm që tejkalon arin, ai shkon në një ecuri masive në një kohë të shkurtër. Që nga janari i vitit 2000, kjo ka ndodhur katër herë”, shkroi SchiffGold.

Tregtari vuri në dukje se ndërsa argjendi luan një rol më të vogël si një metal monetar, raporti i tij ndaj arit është zgjeruar dalëngadalë.

“Gjatë periudhave të shtypjes së parave të bankës qendrore, hendeku provon të tkurret. Për shembull, ai ra si pasojë e krizës financiare të vitit 2008, pasi Rezerva rederale u prëfshi në politikë ekstreme monetare,” shtoi SchiffGold.

Argjendi përdoret zakonisht në prodhimin e automobilave, paneleve diellore, bizhuterive dhe pajisjeve elektronike. Përshtatja e gjerë e teknologjive 5G dhe nxitja globale drejt energjisë së gjelbër parashikohet të rrisë kërkesën, duke përkeqësuar më tej deficitin ekzistues të ofertës.