Vendosni fjalën kyçe....

Kongresi i PS-së, Balluku: Do ndërtojmë linjën e transmetimit energjetik nënujor me Italinë


Shqipëria dhe Italia pritet të kenë një linjë transmetimi energjetik nënujor.

Këtë e beri të ditur Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në Kongresin e PS, ku u shpreh se është rënë dakord me qeverinë e Italisë dhe se pjesë e këtij projekti do të jenë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Shqipëria është një vend për t’u marrë shembull për diversifikimin e burimeve energjetike të rinovueshme që pas ankandeve të suksesshme kemi arritur që të kemi projekte për prodhim solar dhe atij eolik. 

Kemi një plan afatgjatë për diversifikimin e këtyre burimeve që në 2030 t’i shtojmë prodhimit vendas 4 terravat, duke e kthyer vendin në një vend eksportues neto. Këto janë projekte të mirëfillta. 

Para pak ditësh ramë dakord me qeverinë italiane, dhe me Emiratet e Bashkuara, që kanë vendosur të jetë pjesë e projektit, kemi nisur të ngjizim ndërtimin e linjës së transmetimit nënujore mes Shqipërisë dhe Italisë. Kjo linjë transmetimi do të jetë një nga projektet më të suksesshme deri në 2023”, u shpreh Balluku.