Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarja e BBC-së kapet gafil duke ngritur gishtin e mesit (Video)


Një incident i pazakontë ndodhi me një folëse lajmesh në BBC gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Ndërsa folësja Maryam Moshiri po priste nisjen e lajmeve, ajo u kap duke ngritur gishtin e mesit drejtuar nga kamerat.

Pak çaste më pas duke menduar se mund të kishte dalë në transmetim, gazetarja u përpoq të ruante gjakftohtësinë dhe të ulte gishtin e mesit.

Edhe pse gazetarja mendoi se askush nuk qe në gjendje që ta kapë incidentin, ai gjeti shpejt rrugën në internet duke u bërë viral.