Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Vokshit: Sanitaret e spitalit të Durrësit s’janë testuar për COVID-19, të merren menjëherë masa


Albana Vokshi ka denoncuar moskryerjen e testit të koronavirusit ndaj asnjërës prej sanitareve që kanë shërbyer për 3 ditë në dhomën ku ishte shtruar 73-vjeçarja që humbi jetën një ditë më parë nga COVID-19.

Vokshi thekson se secila nga 9 sanitaret që kanë shërbyer në spital kanë shumë fmailjarë të cilët rrezikohen të gjithë nga koronavirusi.

Ajo i bëri thirrje TASK-Forcës që të marrë masa  për të testuar çdo person që ka qenë në dhomën ku ka qenë e shtruar 73-vjeçarha apo në mjediset ku ajo ka kaluar.

‘Sot, kam marrë disa shqetësime nga punonjës të Spitalit #Durrësit. Asnjë prej sanitareve që kanë shërbyer për 3 ditë në dhomën ku ka humbur jetën zonja 73 vjeçare, nuk i është bërë testi i #coronavirusit. Secila prej 9 sanitareve është në shtëpi, rrethuar nga familjarë e të afërm. Gjithësecili prej tyre rrezikon të jetë i ekspozuar ndaj virusit. Task Forca, të marrë masa për të testuar cdo qytetar që ka qenë i ekspozuar e në kontakt me të ndjerën si dhe me personat që kanë qenë në dhomën e saj apo në ambjentet ku ajo ka kaluar, apo dhomat e mjekëve. JoPanikut, PoShërbimitNdajQytetarëve.’ – shkruan Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *