Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 6 persona


Një aksident me pasojë gjashtë persona të plagosur ka ndodhur në aksin “Elbasan-Librazhd”.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Xibrakë dhe dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në fshatin Xibrakë, automjeti me drejtues shtetasin V. Ç., 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi V. Ç. dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të dhe, si dhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin A. A.

Të dëmtuarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.