Vendosni fjalën kyçe....

“Doktor, mblidhi zagarët!” Flutura Açka i përgjigjet Berishës: Unë jam deputete, jo çamarroke


Ditën e sotme në seancën plenare në Parlament u votua nen për nen buxheti i shtetit për vitin 2024. Mes tensioneve të krijuar nga deputetët e Berishës dhe mbështetësit e Bardhit, mazhoranca kaloi buxhetin për vitin e ardhshëm në vetëm pak minuta.

Sakaq deputetët e Lulzim Bashës votuan kundër neneve, ndërsa pjesa tjetër e opozitës nuk votoi fare. Por kjo votë e deputetëve të Bashës nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi që i ka quajtur “Palaço” në Facebook. Një prej këtyre deputetëve ishte dhe Flutura Açka, e cila votoi kundër.

Ajo i ka kthyer një përgjigje në rrjetet sociale Berishës dhe Malltezit duke thënë: Doktor, mblidhi zagarët!

Açka shprehet se si deputete nuk e voton këtë qeveri as me tensione të sajuara dhe as me heshtje por me kartonin e deputetit. Sipas saj, përderisa Berisha dhe Malltezi janë shqetësuar, do të thotë se ka vepruar drejtë. Sjellja e saj politike do të jetë fjala dhe vota.

Reagimi i Açkës: 

Doktor, mblidhi zagarët!

Unë votoj siç më dikton ndërgjegjja ime dhe siç ma ndien sentimenti politik, të cilin, veç Zotit, nuk ka kush fuqi ta urdhërojë.

Ky shqetësim i madh që ju paska zënë, më thotë se kam vepruar drejt. Unë jam deptete, jo çamarroke, e Parlamentit shqiptar. Kam fjalēn dhe votën për sjelljen time politike.

Unë nuk e votoj këtë qeveri të korruptuar deri në palcë, as me heshtje, as me kinse, por me karton Dhe këtë do ta bëj me bindje, edhe sikur të jem fare vetëm!