Vendosni fjalën kyçe....

Berisha flet për Argitën në politikë: Ju siguroj që nuk garon me të atin


Kreu i PD-së të Rithemelimit Sali Berisha foli për shfaqjen e vajzës së tij Argita Malltezi, në Kuvendin e PD-së.

Berisha është shprehur se nuk mund ta thotë se çfarë do të bëjë Argita Malltezi në të ardhmen e saj, por garantoi se ajo nuk do të garojë me të atin e saj.

Se çfarë do të bëjë Argita Malltezi në të ardhmen e saj, unë nuk mund ta them, dhe këtë ta them haptas. Por për një gjë të jeni i sigurtë, që nuk do të jetë ajo që do të garojë me të atin e saj. Për këtë 100%. Se edhe unë kam kodin tim, që i përmbahem. Ajo nuk mund të jetë.

Pas meje unë nuk jam përgjegjës se çfarë mund të ndodhë. Unë them që ajo është një njeri që ka të drejtën si çdo demokrate e demokrat, të marrë pjesë në garat, cilat të dojë.

E vetmja gjë që  nuk mund të ndodhë është që ajo të garojë me ta atin e saj. Kjo nuk ndodh. Nuk mund të bëhet partia familje’, tha ish-kryeministri në Syri TV.