Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Do rikthehemi me një program të caktuar, protestë dhe vetëm protestë. Selia blu u pushtua nga qeveria


Sali Berisha në deklaratën e tij për shtyp tha se lëvizja e tij ka një program të caktuar që janë protestat dhe do jetë në një shtrirje më të gjerë.

De fakto sot Lulzim Basha zëvendësoi Çuçin e familjes, u bë si të thuash ministri i Brendshëm i Edi Ramës, me qëndrimin ndaj demokratëve. Ne i qëndrojmë plotësisht dhe me vendosmëri karakterit paqësor të protestës sonë. Atyre që sot përdorën hunjtë kundër protestuesve paqësorë, narkobanditëve me uniformë që përdorën dhunën, u them vetëm kaq: keni kryer një krim të shëmtuar, sepse kjo opozitë nuk mund të mposhtet dhe nuk mposhtet. Është e vendosur pavarësisht nga mjetet që do të përdorni, të përdorë të gjithë fuqinë e saj për çmontimin e narkoshtetit. Ju garantoj se Shqipëria e tërë, me një program të caktuar do të jetë në protestë, protestë dhe vetëm protestë”-deklaroi Berisha.

Më tej Berisha tha se selia blu nuk është më seli partie por objekt i Ministrisë së Brendshme. Ai theksoi se nuk ka ndodhur asnjëherë që një parti opozitare të pushtohet nga qeveria.

E vërteta është se selia e PD nuk është e Partisë Demokratike, por është objekt i ministrisë së Brendshme të narko-qeverisë. Nuk ka ndodhur kurrë në histori që një seli partie opozitare të pushtohet në këtë mënyrë nga qeveria. Ajo harroje se është selia e partisë, është bunker personal i Lulzim Bashës”-tha Berisha.