Pas incidentit të ndodhur në stadiumin “Qemal Stafa” në ndeshjen Tirana-Kukësi ka dhënë informacion edhe policia. Policia njofton se një person është lënduar.
“Më datë 06.11.2018, rreth orës 19:50 në përfundim të ndeshjes së zhvilluar midis ekipeve “Tirana -Kukësi” të zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, kanë hyrë në fushë disa tifozë të Tiranës ku një pjesë e tyre janë shoqëruar nga shërbimet e policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë hyrjes së tifozëve në fushë ka mbetur i dëmtuar lehtë një shtetas të cilit i është dhënë ndihma e duhur mjekësore. Po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë së kryeqytetit.