Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë autobusi me pasagjerë në Elbasan


Një autobus me pasagjerë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në afërsi të rreth rrotullimit në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Pasagjerët kanë mundur të dalin në kohë.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar. Mësohet se autobusi i përket linjës Elbasan-Tiranë dhe ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i luleve”.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të autobusit me drejtues shtetasin O. K., 28 vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupit hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.