Vendosni fjalën kyçe....

Homazhet për Mirush Kabashin, Berisha ‘përzë’ Ndriçim Xhepën nga kamerat (Video)


Kreu i Rithemelimit Sali Berisha përzuri aktorin Ndriçim Xhepa teksa ky i fundit po jepte një deklaratë në homazhet kushtuar aktorit Mirush Kabashi, që u nda nga jeta dje.

Ndërkohë që Xhepa sapo kishte përfunduar deklaratën për gazetarët, Berisha vjen nga pas dhe e sposton Xhepën duke dalë vetë para gazetarëve për të folur.

Në video, Xhepa, duket që i  thotë diçka Berishës ndërsa ky i fundit vijon të japë deklaratën e tij.

Në një video tjetër të publikuar, duket se aktori Xhepa, sapo kishte përfunduar deklaratën për gazetarët për ish-kolegun e tij, aktorin e ndjerë Mirush Kabashi, kur Berisha rend drejt gazetarëve për të dhënë deklaratën e tij.

*Video marrë nga Tema e Shqiptarja