Vendosni fjalën kyçe....

Vëllai i të infiltruarit të policisë dëshmon në SPAK: Miqtë e Fredi Belerit na ofruan azil politik për të tërhequr padinë


Në procesin gjyqësor në ngarkim të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, ka dëshmuar në SPAK edhe vëllai i të infiltruarit. Arsen Rama.

Ai ka deklaruar se persona të caktuar që janë prezantuar si miq të Belerit, i kanë ofruar azil politik në këmbim të tërheqjes së padisë, përcjell BW.

Në deklarimin e dhënë më 23 qershor, Avdyl Rama ka thënë se pas arrestimit të Belerit e kanë ndaluar dy persona të panjohur.

Njeri prej tyre i ka thënë se “ne jemi miq të Alfredit. Ti dhe vëllai që keni bërë incizime duhet të tërhiqeni. “Nëse tërhiqeni, e marrim vëllanë tënd, e kalojmë në Greqi dhe i japim azil politik”, mësohet t’i ketë thënë personi.

Kjo dëshmi është lexuar në seancë, ndërsa Beleri ka refuzuar të dëshmonte, ndërsa ka deklaruar se nuk kishte besim tek prokuroria pasi ka qenë e njëanshme dhe se ajo nuk ka marrë asnjë kërkesë të tyre.