Vendosni fjalën kyçe....

Mbappe s’e rinovon kontratën me PSG-në


Superylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka vendosur të mos e rinovojë kontratën e tij me PSG-në, sipas raporteve mediatikenë Francë.

Përfundimi i fushatës së Francës për Euro 2020 pritet të sjellë ndryshime në karrierën e talentit. 22-vjeçari thuhet se ka pohuar se kërkon të ndryshojë ekip ku Reali i Madridit është padyshim më pranë tij.

Sipas ‘L’Equipe’, Mbappe do përdorë sezonin e ardhshëm për të vendosur ekipin ku do transferohet për t’u larguar më pas me parametra zero verën e vitit 2022.