Vendosni fjalën kyçe....

Qarkullonin me armë në makinë, arrestohen dy persona në Vlorë


Policia ka arrestuar dy persona të cilët u kapën me armë në makinë.

Në prangat e policisë kanë rënë Jurgen Gurthi 27-vjeç dhe Egent Alku 45-vjeç.

Arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacionit ‘Strike’. Ata u ndaluan teksa udhëtonin me makinën ‘Volkswagen’ me drejtues Jurges Gurthi, dhe pasagjer Egent Alku, ky i fundit me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës.

Gjatë kontrollit në makinën e tyre u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Murat Tërbaçi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 3”, për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin J. G. dhe pasagjer shtetasin E. A., ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit J. G., 27 vjeç dhe E. A., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.