Vendosni fjalën kyçe....

PS depoziton në Kuvend kërkesë për ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore, Felaj: Kishte nevojë për rishikim


Partia Socialiste ka depozituar një kërkesë për ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore.

Lajmi u bë i ditur nga deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, e cila thotë se ky produkt që u formalizua që u depozitua si projektligj është produkt i një pune disamujore.

“Doja të ndaja një njoftim me ju. Në emër të PS, si deputete e PS kam depozituar nismën për disa shtesa dhe ndryshime për ligjin e komisioneve hetimore. Dua të them se produkti që u formalizua që u depozitua si projektligj është produkt i një pune disamujore. Që në krye të herës është folur në Kuvend për nevojën e rishikimit për komisionet hetimore, nga opozita dhe maxhoranca. Në këtë ligj nuk janë reflektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Përfundimin e punës për komisionet hetimore siç është çështja e inceneratorëve nga të dy përfaqësuesit, të maxhorancës dhe të opozitës, secili nga këta përfaqësues kanë kërkuar rishikim të ligjit për komisionet hetimore.”, tha Felaj.