Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtarë të lartë amerikanë vizitë në Tiranë, ambasada e SHBA: Konfirmon marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve, takime edhe me Ramën


Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftoi se kanë mbërritur për një vizitë zyrtare në Shqipëri Suzy George, Shefe e Kabinetit të Departamentit të Shtetit të SHBA, e shoqëruar nga Rena Bitter, Ndihmëse Sekretare e Shtetit për Çështjet Konsullore, Mara Tekach, Koordinatore mbi Përpjekjet për Zhvendosjen e Afganëve) dhe Daniel Forbes, Shef i Kabinetit të CARE,

Gjatë vizitës së tyre, delegacioni do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zyrtarë qeveritarë, specialistë nga sektorë të ndryshëm si dhe do të vizitojnë afganët e evakuuar në Shëngjin.

“Vizita e nivelit të lartë konfirmon marrëdhënien e afërt strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe nënvizon përkushtimin ndaj forcimit të marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona”, deklaron Ambasada e SHBA-së.

Postimi i plotë i ambasadës së SHBA:

“Suzy George, Shefe e Kabinetit të Departamentit të Shtetit të SHBA, mbërriti në Tiranë, e shoqëruar nga Rena Bitter, Ndihmëse Sekretare e Shtetit për Çështjet Konsullore, Mara Tekach, Koordinatore mbi Përpjekjet për Zhvendosjen e Afganëve (CARE) dhe Daniel Forbes, Shef i Kabinetit të CARE, për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë vizitës së tyre, delegacioni do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, zyrtarë qeveritarë, specialistë nga sektorë të ndryshëm si dhe do të vizitojnë Afganët e evakuuar në Shëngjin. Vizita e nivelit të lartë konfirmon marrëdhënien e afërt strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe nënvizon përkushtimin ndaj forcimit të marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona”, shkruan Ambasada.