Vendosni fjalën kyçe....

Video/ Shqiptarët festojnë 28 nëntorin në Londër, mbushin rrugët me makina dhe flamuj kuq e zi, disa të arrestuar


 

Mijëra shqiptarë zbritën mbrëmë në qendër të Londrës për të festuar ditën e pavarësisë së vendit.  Rrugët përreth Uestminsterit u bllokuan nga turma që valvitnin flamuj shqiptarë nëpër makina duke iu rënë borive.  Disa njerëz u panë duke valëvitur flamujt ndërsa qëndronin nëpër automjetet në lëvizje, ndërsa trafiku i rregullt që përpiqej të kalonte nëpër kryeqytet u ndal pasi tubimi bëri që rrugët të mbylleshin, shkruan Daily Mail.

Policia Metropolitane konfirmoi se arrestoi disa njerëz pasi hodhën fishekzjarre ndaj turmës, ndërsa të tjerë dyshohet se hodhën shishe drejt oficerëve.  Forca lëshoi një urdhër shpërndarjeje në rrugët e Londrës qendrore, duke u dhënë oficerëve fuqi më të mëdha për t’i bërë njerëzit të largohen nga zona ose t’i ndalojnë nëse refuzojnë.

Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregoni se shqiptarët  udhëtonin nëpër kryeqytet përpara piketave të tilla si Syri i Londrës me flamuj shqiptarë të mbuluar nëpër kapot e tyre.  Në një video, një fëmijë i vogël u pa duke qëndruar në këmbë një makine me një flamur shqiptar të mbështjellë rreth tij, ndërsa fishekzjarret u lëshuan aty pranë.