Vendosni fjalën kyçe....

Mori makina me qira dhe i shiti 20 mijë euro, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan, shpallen në kërkim dy punonjësit e Drejtorisë së Transportit


Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy punonjës së Drejtorisë së Transportit Rrugor në këtë qark.

Shtetasit Th.B 37-vjeç dhe R.L 25-vjeç dyshohet se kishin marrë me qira 3 automjete të një subjekt dhe më pas i kanë hequr GPS-in dhe kanë falsifikuar dokumentet mbi pronësinë si dhe dokumente të tjera duke i shitur kundrejt vlerës 20 mijë euro.

Shtetasi R.L punonjës i drejtorisë së Transportit rrugor ka shpërdoruar detyrën së bashku me punonjësin I.B 33-vjeç duke falsifikuar dokumentet e automjeteve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që i kryejnë ato, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas që jepte automjete me qira, se i kishin marrë me qira 3 automjete dhe nuk ia kishin kthyer me, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fraud”, për zbardhjen e rastit.

Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim edhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, u vu në pranga shtetasi:

Th. B., 37 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit: R. L., 25 vjeç dhe I. B., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, të dy punonjës të DRSHTRR Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Th. B. dhe shtetasi R. L. kanë marrë me qira 3 automjete dhe pasi i kanë hequr GPS dhe i kanë falsifikuar dokumentet mbi pronësinë dhe dokumentet e tjera, i kanë shitur kundrejt vlerës 20 000 euro.

Për falsifikimin e dokumenteve të automjeteve, shtetasi R. L. ka shpërdoruar detyrën në DRSHTRR Elbasan, në bashkëpunim me punonjësin tjetër, shtetasin I. B.

Vijon puna për kapjen e këtyre dy shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

3 automjetet janë sekuestruar nga Policia, bashkë me 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”- njofton policia.