Vendosni fjalën kyçe....

“Mission: Impossible” mbi çati, vinçieri shpëton punëtorin mbi tarracën në flakë (Video)


Një burrë mbeti i bllokuar në çatinë e një ndërtese të lartë, pasi një zjarr i madh përfshiu ndërtesën.

Pa rrugëdalje, shikuesit panë të tmerruar ndërsa flaka dhe tymi kërcënonin të shuanin jetën e punëtorit të ndërtimit dhe më pas të magjepsur teksa një operator vinçi arriti të kryejë një operacion shpëtimi të jashtëzakonshëm në ajër.

Pothuajse i rrethuar plotësisht nga tymi, burri u fut në kafazin e vinçit në sekondën e fundit, përpara se hidhej drejt sigurisë ndërkohë që dhjetëra persona ndiqnin gjithçka plot ankth.

Ngjarja ndodhi në Reading të Britanisë. Fatmirësisht punonjësi nuk pësoi asnjë dëmtim.