Vendosni fjalën kyçe....

Dita e tretë e armëpushimit, Izraeli merr listën e pengjeve që do të lirohen sot


Është dita e tretë e armëpushimit. Një ndërmjetësim i ri nga Katari ishte i nevojshëm pas një faze ngërçi. Biden: Zgjidhja me dy shtete tani është më e rëndësishme se kurrë.

Dita e tretë e armëpushimit në luftën në Lindjen e Mesme.

Hamasi fillimisht ngadalësoi dhe vuri në rrezik negociatat dhe më pas liroi 13 pengje të tjerë izrealit si dhe 4 të huaj, të gjithë me nënshtetësi gjermane. Izraeli u përgjigj me lirimin e 39 palestinezëve. Ndërmjetësimi i Katarit ishte i nevojshëm për të zgjidhur ngërçin. Presidenti amerikanJoe Biden gjithashtu foli dhe kujtoi se “zgjidhja me dy shtete është tani më e rëndësishme se kurrë”. Kamionë të rinj që transportonin ndihma humanitare kanë hyrë në Gazapërmes vendkalimit Rafah.