Vendosni fjalën kyçe....

Supersfida e javës në Angli mbyllet në paqe


Është luajtur sot në Premier League-n angleze supersfida e javës mes Manchester City dhe Liverpool. Skuadrat kanë ndarë nga 1 pikë në barazimin 1-1.

Më e zhgënjyer nga ky rezultat ishte ekipi i Pep Guardiolës pasi e panë veten në avantazh në minutën e 27′ me golin e të zakonshmit Haaland. E kur dukej se vendasit do merrnin tre pikët në sfidën direkte, erdhi goli i barazimit nga Liverpool me mbrojtësin e djathtë, Alexander-Arnold në minutën e 80′.

Në fund pati edhe një debat mes sulmuesit të “The Reds”, Darwin Nunez me teknikun Pep Guardiola, teksa uruguajani la fushën për t’u zëvëndësuar nga Elliot.

Megjithatë kjo pikë e mban Manchester City në krye me 29 pikë, 1 më shumë se Liverpool. Por duhet të presin sfidën e Arsenal sot në mbrëmje kur do të luajë në transfertën e Brentford.