Vendosni fjalën kyçe....

Grabitje e armatosur në Kosovë, plagoset një polic (Video)


Një grabitje e rëndë ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në një argjendari në komunën e Therandës në Kosovë.

Një videon e publikuar nga gazeta Nacionale, shihen katër persona të armatosur duke e grabitur argjendarinë. Grabitësit shihen të maskuar, derisa në duar mbanin armë të gjata.

Derisa njeri prej grabitësve ruante hyrjen e lokalit me kallashnikov drejtuar nga rruga, tre të tjerë shihen duke i mbledhur gjerat dhe futur në çantë.

Qytetarët që e kanë filmuar ngjarjen duken të tmerruar.

Ata dëgjohen duke i thirrur qytetarët tjerë që të largohen nga vendi i ngjarjes.

Njëri nga ta dëgjohet duke e thirrur Policinë e Kosovës.

“Kuku çka janë tu bo, kuku si nëpër filma” dëgjohet duke thënë një qytetar.

Më pas, grabitësit dalin nga lokali, duke u futur në një makinë ngjyrë bronzi.

Derisa largoheshin, ata kanë shtëne me kallashnikov në disa drejtime.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë se nga këto të shtëna ka mbetur i plagosur një polic.

Në një dyqan zejtar në Suharekë ka ndodh një grabitje, reagimi policor ka qenë i menjëhershëm dhe kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe sipasojë një zyrtar policor ka marrë plagë nga arma. Sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë, ende nuk është arrestuar askush.” – ka bërë të ditur Gashi.