‘Lego’ i është bashkuar listës në rritje të kompanive që kanë ndërtuar lodra për të simbolizuar ‘gjithëpërfshirjen’.
Prodhuesi danez i lodrave zbuloi modelin e saj ‘Të gjithë janë të mrekullueshëm’, i cili përmban një sfond të frymëzuar nga flamuri i ylberit dhe 11 figura njëngjyrëshe, secila me modelin dhe ngjyrën e saj.
Modeli është krijuar për të ‘festuar larminë e tifozëve tanë dhe botës përreth nesh’, dhe shërben si një ‘simbol i dashurisë dhe pranimit nga komuniteti LGBTQIA +’, shpjegoi kompania në një njoftim për shtyp.
Sipas grupit të aktivistëve OutRight Action International, LGBTQIA qëndron për “Lezbike, Gay, Biseksuale, Transgjinore, Queer, Interseks dhe Aseksual’.
Modeli përdor ngjyrat e flamurit të ylberit, por gjithashtu përfshin ngjyrat blu të zbehtë, të bardhë dhe rozë, që përfaqëson komunitetin trans dhe të zezë dhe kafe si një njohje e diversitetit racor.
Krijuesi i modelit, Mattheë Ashton, i cili shërben si nënkryetar i Lego-s për dizajnin, tha se ai ishte një shprehje e ‘gjithëpërfshirjes’ dhe tregon se kompania ‘beson vërtet se të gjithë janë të mrekullueshëm’.
Ai do jetë në dispozicion për t’u blerë nga 1 Qershori, që shënon fillimin e ‘Muajit të Krenarisë’. Modeli do të shitet në faqen e internetit të kompanisë dhe në dyqanet e markës Lego.