Vendosni fjalën kyçe....

Sylvinho e ndan mendjen, 5 ndryshime ndaj Ishujve Faroe


Trajneri Brazilian Sylvinho ka bërë 5 ndryshime në formacion për ndeshjen e fundit në grup ndaj  Ishujve Faroe.

Skema do jetë e njëjta 4-3-3 ndërsa në fushë do zbresin që nga minuta e parë Strakosha në portë, Balliu në mbrojtje, Bare në mesfushë e Uzuni e Daku në sulm.

Ndryshimet në formacion ishin paralajmëruar nga braziliani pas ndeshjes ndaj Moldavisë.

Takimi i sotëm do kërkohet të fitohet nga kombëtarja si dhuratë për tifozët e për të ruajtur vendin e parë në grup.

Formacioni i mundshëm

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Mitaj; Asllani, Bare, Bajrami; Uzuni, Asani, Daku Trajner: Sylvinho