Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi fitore jetike ndaj Partizanit, Egnatia zhyt Bylisin edhe më shumë në krizë


Kukësi ka arritur një fitore tejet të rëndësishme ndaj Partizanit në fushën e tij edhe pse mbetet ende në vendet e fundit të renditjes duke rrezikuar rënien një kategori më poshtë.

Kuksianët trumfuan pas një goli të shënuar nga Taipi në minutë 22’ të ndeshjes. Pas suksesit ata e shohin veten në vendin e 8-të të renditjes duke qenë ndër formacionet që duhet të djersijnë ende për të shmangur rënien.

Në ndeshjen tjetër të pasdites, Egnatia arriti një fitore 3-2 në fushën e Bylisit duke e zhytur ekipin ballshiot edhe më shumë në zonën e ftohtë.

Pas rezultateve të sotme Partizani humbi një rast të artë për të ruajtur hapin me rivalët e Tiranës ndërsa Egnatia mbetet pjesë e valles së ekipeve që po luftojnë për një vend në Ligën e Evropës sezonin që vjen.

Bylisi nga ana e tij mban vendin e parafundit gjithsesi deri në fund të kampionatit ka edhe shumë ndeshje e kësisoj ka ende kohë për të shpëtuar.