Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan i mbijeton “tentativës për grusht shteti”…nga grerëza (Video)


Presidenti turk Rexhep Erdogan i mbijetoi një “tentative për grusht shteti” nga një grerëz pasi një truproje besnike ndërhyri me guxim.

Operacioni i thumbimit u nis nga grerëza ndërkohë që Erdogan ishte i zënë në një diskutim për Izraelin në parlamentin turk.

Insekti pickues u ul në xhaketën gri të Erdoganit dhe ishte gati të jepte goditjen, kur një nga rojet e Erdoganit ndërhyri dhe e shpëtoi presidentin me një lëvizje të shkathët.

E tronditur dhe e habitur, grerëza mbeti në një gjendje rrëmujë, sulmi i saj ajror tani u shndërrua në një operacion tokësor.

Megjithatë nuk mundi dot ta përfundonte atë që nisi. Erdogan nuk u prek nga sulmi i befasishëm.