Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia ka vendosur sisteme kundërajrore në afërsi të kufirit me Kosovën, duke paralajmëruar se në Rashkë po bëhet riorganizim paramilitar i grupit të Milan Radojçiçit.
Kurti shkruan në Facebook se riorganizimi po bëhet me instruksione dhe mbështetje të shtetit serb. Kryeministri i Kosovës tha gjithashtu se më 10 nëntor, Radojçiç është takuar me 40 politikanë serbë.
“Aty është kërkuar mobilizim për votim të partisë-shtet në Serbi, SNS, në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Ata që janë në listë të rrogave janë kushtëzuar me to, ndërkaq për të tjerë janë ofruar vende pune në periudhë 3 dhe 6 mujore. Millan Radoiçiq, pas sulmit terrorist të kryer në veri, u lirua brenda ditës që të vazhdonte veprimtarinë e tij paramilitare e terroriste në shërbim të politikës shtetërore të Serbisë kundër Kosovës. U bënë pesë muaj pas rrëmbimit në Leposaviq të policëve tanë kufitar Rifat Zeka, Beqir Sefa e Shemë Mustafa dhe tetë javë nga vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.” – shkruan Kurti.