Vendosni fjalën kyçe....

Vrapuesja e maratonave përdor makinën e shoqes gjatë garës e fiton medalje, kapet mat


Vrapuesja britanike e maratonës Joasia Zakrzeëski është pezulluar për 12 muaj pasi u zbulua se kishte përdorur një makinë për një pjesë gare 80 km në fillim të këtij viti dhe mori trofeun pasi doli e treta.

47-vjeçarja pranoi para autoriteteve të sportit se kishte hyrë në makinën e një shoqeje gjatë garës “2023 GB Ultras Manchester” në Liverpool në prill. Në një letër drejtuar një trupi hetimor, ajo pretendoi se kishte përdorur mjetin vetëm pasi kishte informuar marshallët se po tërhiqej nga gara për shkak të lëndimit dhe po merrte pjesë në baza jo konkurruese.

Ajo shtoi se e pranoi trofeun e vendit të tretë vetëm sepse ishte e çorientuar pasi kishte mbërritur me një fluturim nga Australia një natë më parë.

“I pranoj veprimet e mia në ditën kur udhëtova me makinë dhe më pas përfundova vrapimin, duke kaluar vijën e finishit dhe duke marrë në mënyrë të papërshtatshme një medalje dhe trofe, të cilat nuk i ktheva menjëherë siç duhej”, shkroi Zakrzewski në një letër për panelin.

Dëshmitë GPS treguan se Zakrzewski, e cila ka konkurruar ndërkombëtarisht për ekipet britanike të atletikës në largësi të gjata në shumë raste dhe ka vendosur një rekord botëror 48-orësh në shkurt, kishte udhëtuar rreth 4 km me një makinë, duke përfshirë një milje të garës e cila u përshkua në vetëm 1 minutë e 40 sekonda.

Sidoqoftë, në vendimin e saj me shkrim të botuar të mërkurën, UK Atletics tha se versioni i ngjarjeve të Zakrzewski ishte “në kundërshtim me dëshmitë e marshalëve”.

Zakrzewski u zbuloi zyrtarëve përdorimin e makinës vetëm pasi ajo ishte sfiduar drejtpërdrejt nga organizatorët e garës, tha gjykimi i Atletikës në Mbretërinë e Bashkuar, dhe se ajo “kërkoi të mbrohej duke pretenduar se ishte në siklet, por në fund ajo zgjodhi të mos zbulonte se çfarë kishte ndodhur. në vend që ta turpërojë veten.”

Me origjinë nga Dumfries në Skoci, Zakrzewski tani jeton në Sydney, Australi. Ajo ka vendosur rekorde gjatë gjithë karrierës së saj, duke përfshirë për kategoritë skoceze 24 orëshe, britanike 200 km dhe skoceze 160 km .