Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet misteri i trupit në Xarrë, 53-vjeçari ishte zhdukur 3 muaj më parë


Trupi i dekompozuar që u gjet dje në Xarrë të Konispolit i përket 53-vjeçarit Adnant Jaupi nga Elbasani.

Ai punonte si bari në zonë ndërsa identifikimi ga mjekësia ligjore pas hetimit nga Policia e Sarandës.

Fillimisht i dyshua se trupi i përkiste njërit nga dy personave të zhdukur muajt e fundit, Leonard Theodhori e Fatmir Sulovari. 53-vjeçari Jaupi ishte shpallur i zhdukur prej 3 muajsh, ndërsa familjarët nuk kishin mundur të viheshin në gjurmët e tij.

Sipas hetimit, në trupin e Jaupit nuk janë gjetur shenja të goditjes me sende të forta apo plagë plumbi.  Vendi ku u gjet trupi i tij, koka e trupi i dekompozuar ishte në një tunel.

Sipas policisë, dyshohet se vdekja ka qenë natyrale ndërsa trup i mund të jetë copëtuar nga kafshët e egra.

Njoftimi

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për gjetjen e mbetjeve kockore humane, në proces dekompozimi, pranë varrezave të fshatit Xarrë, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet në zonë dhe veprimet hetimore për këtë rast. Si rezultat, është bërë e mundur gjetja e trupit të cilit i përkisnin mbetjet kockore dhe identifikimi i kufomës, shtetasit A. J., 51 vjeç, banues në Elbasan. Nga hetimet e deritanishme të kryera nga grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, dyshohet se ky shtetas (i punësuar çoban në fshatin Xarrë) ka humbur jetën për shkaqe natyrale dhe se trupi i tij i pajetë është copëtuar nga kafshët e egra. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”