Vendosni fjalën kyçe....

Avioni del nga pista e përfundon në rrugë, përplaset me makinën (Video)


Një aeroplan i vogël kapërceu pistën ndërsa ulej në një aeroport të Teksasit gjatë fundjavës dhe goditi një makinë që lëvizte përgjatë një rruge aty pranë, duke plagosur një person, thanë autoritetet.

Video tregon se avioni me helikë përplaset me një gardh gjatë një ulje emergjente në periferi të Dallasit ë shtunën. Më pas ai kaloi në rrugë, duke humbur një rrotë dhe duke u përplasur me një makinë që po lëvizte pingul me shtegun e aeroplanit.

“Pashë aeroplanin që zbriste shpejt nga pista dhe e dija se ai nuk do kishte kohë të ndalonte,” tha Jack Schneider, një kalimtar i rastësishëm që regjistroi pamjet e përplasjes në telefonin e tij.

Pas përplasjes të dy personat në aeroplan dhe drejtuesi i makinës u dërguan në spital me plagë të lehta. Administrata Federale e Aviacionit po heton shkaqet e rrëzimit.