Vendosni fjalën kyçe....

Struci merr arratinë nga Kopshti Zoologjik, u dredhon policëve që e ndjekin (Video)


Një struc arriti të arratisej nga një kopsht zoologjik dhe ia mbathi me vrap rrugës.

Gjatë arratisë ai mundit’i shmangej disa herë policisë derisa më në fund u ndalua. Shpendi gjigant ia mbathi nga parku argëtues i famshëm në Zhengzhou ‘Golden Heron Ostrich’ dhe nisi një udhëtim drejt dritave të qytetit të madh.

Më pas dhjetëra makina policie iu vunë pas për ta ndaluar. Struci u përplas edhe  me një motor policie në një tunel para se të mbërrinte në qytet ku u fut duke mos iu bindur regullave të qarkullimit.

Pas arratisë së shkurtër, policia arriti ta ndalojë e ta rikthejë në kopshtin zoologjik.