Vendosni fjalën kyçe....

Egjipti thotë se pika kufitare Rafah është e hapur, por Izraeli pengon hyrjen e ndihmave


Egjipti njoftoi se pika kufitare Rafah e hapur për Rripin e Gazës nuk është mbyllur, por Izraeli pengon hyrjen e ndihmave, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme egjiptiane, Ahmed Abu Zeid deklaroi se perceptimi që pika kufitare Rafah mbahet e mbyllur nuk është e vërtetë.

Pika kufitare Rafah nuk është mbyllur asnjëherë që nga fillimi i krizës në Rripin e Gazës. Pika kufitare Rafah është e hapur. Ata që pengojnë hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës me kushte penguese dhe arsye të pabaza është pala izraelite“, tha Abu Zeid i cili shtoi se i dënojnë ata që pretendojnë të kundërtën e kësaj, sipas AA.

Ata të cilët pretendojnë se kufiri është i mbyllur, të dëgjojnë deklaratat e bëra nga zyrtarët e OKB-së që vizitojnë rajonin“, deklaroi Abu Zeid.

Ai theksoi se nga deklaratat e zyrtarëve ndërkombëtarë mund të kuptojnë se pala egjiptiane ka përmbushur përgjegjësitë e saj për të siguruar që ndihmat humanitare të hyjnë në Gaza në mënyrë të vazhdueshme.