Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Kosova shembull për Tiranën, kur të vij në pushtet do të heq taksën në Rrugën e Kombit


Pas takimit me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat me të.

Edhe njëherë tjetër, kreu i PD-së premtoi se nëse vjen në pushtet një ndër vendim e para që do të marrë do të jetë heqja e tarifës së Rrugës së Kombit.

“Një ndër vendimet e para të miat si kryeministër në zgjedhjet e ardhshme të Republikës së Shqipërisë, do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit. Një vendim i padrejtë që rëndon në ekonominë e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe ngadalëson shkëmbimin ekonomik në dy vendet tona. Vizita ime është paksa e vonuar, por vij pas një ftese të kryeministrit Hoti, por edhe presidentit Thaçi, Osmanit dhe krerëve të partive politike në Kosovë”– tha Basha.

Kryedemokrati vlerësoi përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për të përballuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi, duke vlerësuar se përbëjnë njëshembull edhe për Tiranën.

“Unë ndodhem gjithmonë me kënaqësi shumë të madhe në PRishtinë, që është në fakt dhe qyteti im i dytë pas Tiranës, jo vetëm për faktin se gjatë periudhës 2000-2004 kam jetuar, ka qenë shtëpia ime, por edhe për vendimmarrjen tuaj për të më shpallur qytetar nderi para disa vitesh. Por sot ndodhem këtu në radhë të parë për t’ju përshëndetur ju, autoritetet dhe gjithë qytetarët e Kosovës, në një moment të rëndësishëm dhe plot sfida siç është ky ku ndodhet sot Kosova, Shqipëria dhe rajoni.

Po ndjekim me shqetësim çdo zhvillim lidhur me pandeminë por po kështu jam i inkurajuar nga paketa e masave që ju autoritetet e Kosovës keni vendosur, qoftë në aspektin shëndetësor për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve të Republiëks së Kosovës, por edhe në aspektin social-ekonomik, Sepse kjo pandemic ka një pasojë tjetër shumë të rëndë që është kriza ekonomike dhe pasojat sociale tek qytetarët tanë. Në këtë kuadër gjykoj se me paketën ekonomike që ju keni njoftuar në raport me PBB të Kosovës, një paketë e tillë ju vendos në krye të vendeve të rajonit dhe përbën një shembull për Shqipërinë. Vendimmarrja juaj dhe mënyra se si do zbatohet kjo paketë përbën një shembull për Tiranën dhe për ne si opozitë.”- tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *